15:51 - Kombëtarja e Suedisë ka fituar tri pikat e para në ndeshjen kundër Koresë së Jugut.
Golin e vetëm përmes penalltisë e ka shënuar Andreas Granqvist në minutën e 65-ë, transmeton Koha.net.
Këto janë rezultatet për momentin në grupin F të Botërorit 2018.

Suedia në epërsi me penalltinë ndaj Koresë së Jugut
15:25 - Suedia ka shënuar golin e parë përmes penalltisë ndaj Koresë së Jugut.
Edhe
Suedia barazon me Japoninë, avancojnë të dyja
Penalltinë e ka ekzekutuar Andreas Granqvist në minutën e 65-ë.
S’ka gola në pjesën e parë të përballjes mes Suedisë e Koresë së Jugut
14:48 - Ka përfunduar 0 me 0 pjesa e parë e takimit Suedi - Kore e Jugut.
Në ndeshjen e vlefshme për Grupin F deri tani dominoi plotësisht Suedia.
Suedi-Koreja e Jugut, formacionet zyrtare
Do të luhet sot në “Nizhny Novgorod Stadium” ndeshja e dytë e Grupit F mes Suedisë dhe Koresë së Jugut.
Edhe
Afrika e Jugut befason Korenë e Jugut, mëson kundërshtarin në fazën nokaut
Dje Gjermania u mund 1-0 nga Meksika, ndërsa sot është radha e suedezëve dhe koreanojugorëve për të zbritur në fushë.
Ky takim do të luhet në orën 14:00 dhe të dy trajnerët tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
