Një shumëllojshmëri e stileve të lojës të aplikuara nga 32 përfaqësueset në Kupën e Botës, plus i ashtuquajturi "efekti i Guardiolas", ka bërë Botërorin në Rusi që të mbahet në mend, sipas një grupi të studimit teknik të FIFA-s.
Ish-seleksionuesi i Skocisë, Andy Roxburgh, një prej disa ish-trajnerëve me emër që përbën grupin, ka thënë se shtetet e caktuara prapë kanë arritur të mbajnë stilin e tyre dallues të lojës, ndonëse shumica e lojtarëve aktivizohen në klubet evropiane.
"Në Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar, në parim ishin tri shkolla të futbollit në mesin e top-skuadrave, tri filozofi", thotë Roxburgh.
"Në Botëror ke stile të ndryshme, shkolla të ndryshme të mendimit dhe futbollit, dhe i bënë gjërat më entuziazmuese. Po, është globalizimi dhe efektet e Ligës së Kampionëve, por të gjithë këta lojtarë janë rritur në shtetet e tyre, kështu që ata kanë mentalitetin e caktuar dhe ende sheh stile të ndryshme".
Roxburgh po ashtu ka përgëzuar skuadrat për fleksibilitetin, duke veçuar qasjen e Belgjikës ndaj Brazilit, kur në mënyrë të guximshme hodhi një përbërje ultra-ofensive dhe fitoi 2:1.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
E pritshme apo jo? Evropa dominon në Kupën e Botës
-
Shifrat e veçanta të Botërorit: 104 ndeshje, 48 ekipe, tri vende organizatore
-
Zbulohet modaliteti i dytë i Kupës së Botës
-
Klubet evropiane përfaqësohen me 73 për qind të lojtarëve në Botëror
-
Shteti që s’di çka është futbolli – s’i ndjeu ethet e tij as gjatë Botërorit