Për më pak se 24 orë janë mbledhur paratë për të paguar gjobën ndaj Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit.
Me iniciativën e nisur parmbrëmë nga Rilind Reka dhe Drin Zatriqi mbrëmë ka përfunduar donacioni ku janë tubuar 25124 dollarë.
Organizatorët kanë bërë thirrje që të ndalen donacionet, pasi është grumbulluar shuma e nevojshme e parave.
Tani pritet që Federata e Futbollit të Zvicrës të jep një përgjigje se a do ta pranojë këtë donacion, apo këto para do të shpenzohen për aktivitete bamirësie, ashtu siç ishte planifikuar, në rast se nuk i pranojnë paratë për të shlyer gjobën e dhënë nga FIFA me para ndaj tre përfaqësuesve të Zvicrës.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar nga FIFA me nga 10000 franga gjobë, kurse kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, është dënuar me 5000 franga, për shkak se pas shënimit të golave të dy shqiptarëve ndaj Serbisë, festuan me shqiponjë.
Edhe
Çdo 1 orë nga 1000 dollarë për Xhakën e Shaqirin
Postimi i organizatorëve:
Të nderuar miq dhe donatore! Ju falemnderit për mbështetjkn tuaj gjatë këtyre ditëve, ju njohtoj se nga ky moment e tutje u mblodh shuma e plaifikuar për kompenzimin e dënimeve në të holla për tre futbollistët e ndëshkuar nga FIFA Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner në vlerën prej $25,000.
Të vetëdijshëm se kjo shumë nuk është e paaritshme as për tre reprezentuesit zvicerran e as për fedeartën zvicerane të fubollit, qëllimi i kësaj nisme ishte më tepër senziblizimi i opininit ndërkombëtar për pakutimësimë e ngritjes së procedurës disiplinore kundër tyre si dhe supportimi i tyre.
Te tre futbollostet nuk kishin shprehur ndonjë urrjetje racore që ndëshkohet me rregulloren e FIFA-s, as nuk kishin bërë veprim apo dhënë ndonjë deklaratë verbale të urrejtjes racore, por vetëm kishin festuar me shenjën e shqiponjës dykrenare. Konsideroj se iniciativa arriti qëllimin madje në përmasa globale, me çka konstatojmë edhe edhe përfundimin e misionit tonë.
Edhe
Çdo 1 orë nga 1000 dollarë për Xhakën e Shaqirin
Jemi ne pritje te prgjigjes se Federates se Futbollit te Zvicrrës, ne qofte se ata nuk i pranojne shumën e mbledhur do te vendoset që shuma e mbledhur te dhurohet për qëllime bëmirëse në Kosovë.
Më e afërt me qëllimin e kësaj iniciative, do të ishte që këto mjete tua shpërndajmë shkollave të Kosovës në komunat rurale- me destinim blerjen e rekvizitave dhe pajisjeve sportive të nevojshme për orët e edukatës fizike për nxënësit.