Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Shaqiri: Këtë s’do të mund ta bënim vite më parë

Xherdan Shaqiri ishte heroi i Zvicrës sonte, duke i dhuruar fitoren ndaj Serbisë me golin e shënuar në minutën e 90.

Në fitoren ndaj Serbisë ishte edhe mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka që lëshoi një projektil ndaj Serbisë me golin e barazimit, ndërsa golin e vetëm për Serbinë e kishte shënuar Mitroviq, transmeton Koha.net.

“E kemi demontruar këtë për shumë vite, dhe tani e kemi treguar përsëri këtë sot në fushë. Ata po udhëheqnin 1 me 0, megjithatë ne i mblodhëm forcat. Këta lojtarë luajnë në top klube të Evropës. Kemi rikthyer rezultatin dhe këtë nuk do të mund të bënim vite më parë”, është shprehur Shaqiri.

Ai më tutje ka treguar momentin e shënimit të golit.

“Mendoj se ishte pasim fantastik nga Gavranoviq, e dija se kisha mundësi të mirë për të shënuar prandaj vetëm vazhdova të vrapoj dhe përdora instinktin tim për të shënuar”, ka deklaruar Shaqiri.