Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka qenë i papërmbajtshëm në ndeshjen e tij të parë në Botërorin e Rusisë.
Ai me këtë rast ka thyer edhe disa rekorde, transmeton Koha.net. Lojtari më i mirë në botë shënoi “hat-trick” ndaj Spanjës, në barazimin 3 me 3.
Sipas OptaJoe portugezi është bërë lojtari i katërt në histori që arrin të shënojë në katër Kupa të Botës. Duke iu bashkuar Peles, Miroslav Kloses, dhe Uwe Selerit.
Ronaldo është bërë lojtari më i vjetër që ka arritur të realizojë “hat-trick” në Kampionat Botëror, me 33 vjet e 130 ditë.
Ylli i Real Madridit bëhet lojtari i parë në histori që shënon në tetë turne të mëdhenj me kombëtaren, Evropian dhe Botëror.
Edhe
Përballja historike e Ronaldos dhe Modriqit në Toronto
2004: Evropiani
2006: Kupa e Botës
2008: Evropiani
2010: Kupa e Botës
2012: Evropiani
2014: Kupa e Botës
Edhe
Ronaldo: Rekordet janë të bukura
2016: Evropiani
2018: Kupa e Botës