Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Ronaldo tejet i lumtur për fitoren ndaj Marokut

Cristiano Ronaldo e ka vlerësuar si të bukur fitoren e Portugalisë ndaj Marokut në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

33-vjeçari shënoi golin e vetëm të ndeshjes duke u bërë kështu futbollisti evropian me më së shumti gola për kombëtaren, me gjithsej 85.

“Jam shumë i lumtur. Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme. Ishte e rëndësishme të marrim tri pikët. Sepse po të humbnim sot, mund të ishim jashtë. Andaj e dinim se Maroku do të përpiqej shumë”, ka thënë Ronaldo pas takimit. “Ishte befasi sepse në fillim ata lëviznin dhe ishin shumë të fortë. Ne arritëm golin për t’i marrë tri pikët andaj jam shumë i lumtur. Ishte shumë e bukur”.

Ronaldo, që shënoi tre gola ndaj Spanjës javën e shkuar, është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori me gjithsej katër gola deri tash.