Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

N'Golo Kante, kampioni i turpshëm

Mesfushori i Përfaqësueses së Francës, N'Golo Kante, mund të jetë i zënë në fushë duke vrapuar pas çdo lojtari, por jashtë fushës ai është krejtësisht tjetër.

Përfaqësuesja e Francës fitoi për herë të dytë titullin e botës, pasi në finalen e zhvilluar të dielën, në “Luzhniki Stadium” të Moskës, triumfoi ndaj Kroacisë - 4:2 dhe kontributi i Kantes në këtë sukses vlerësohet tepër i madh.

Përderisa bashkëlojtarët e Kantes ishin të zënë duke festuar dhe duke u fotografuar me trofeun e çmuar pas triumfit madhështor, Kante qëndronte i ndrojtur dhe larg atyre që festonin, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Ai kishte vështirësi për të kapur trofeun dhe nuk insistonte shumë derisa në ndihmë i doli Steven N'Zonzi, i cili e zëvendësoi gjatë ndeshjes finale.

N'Zonzi u fut në mes të lojtarëve tjerë që festonin, ua mori trofeun dhe ia dorëzoi Kantes. Kështu që, pasi N'Zonzi ia dorëzoi trofeun Kantes, mesfushori i Chelseat pozoi i buzëqeshur përpara fotoreporterëve derisa të tjerët prisnin për ta vazhduar festën që ua ndërpreu në gjysmë N'Zonzi.

Kjo është edhe një dëshmi se Kante jashtë fushës është tip i rezervuar dhe shumë modest, me gjithë karrierën e madhe si me klube ashtu edhe me përfaqësuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm