Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq është shpallur Lojtari më i Mirë i Kampionatit Botëror, përkundër humbjes që përfaqësuesja e tij e pësoi në finale nga Franca.
Topin e Artë ai e mori në ndarjen e çmimeve pas ndeshjes që përfundoi 4 me 2 në të mirë të francezëve.