Mbrojtësi Marcos Rojo është përkujdesur që të jetë heroi i Argjentinës pasi shënoi golin e kualifikimit të përfaqësueses së tij në mesin e 16 ekipeve më të mira në Botëror.
Rojo me një goditje volej realizoi golin në minutën e 86, por përveç fitores argjentinasve u konvenoi edhe humbja 2 me 1 e Islandës nga Kroacia.
Marcos Rojo me një volej kthen epërsinë e Argjentinës
Mbrojtësi Marcos Rojo ka realizuar një gol të bukur për t’ia kthyer epërsinë Argjentinës ndaj Nigerisë.
Kur po zhvillohej minuta e 86 Rojo pranoi një harkim të Mercados për të realizuar me një goditje volej në portën e nigerianëve.
Rojo with quite possibly the winner?! 2-1 ?? #Rojo #ArgentinaNigeria #ARGNIG #WorldCup pic.twitter.com/1CqVRNIlIT
— Karl Lamb (@thezombielamb) June 26, 2018
Nigeria befason Argjentinën në pjesën e dytë
Javier Mascherano ka shkaktuar penalti të cilën në gol e shndërroi Victor Moses në minutën e 49 për t’ia kthyer Nigerisë shpresën që të sigurojë kualifikimin.
Edhe
Banega luftarak sjell fortësinë e munguar në mesfushën e Argjentinës
Messi me gol i jep shpresë Argjentinës
Lionel Messi ka realizuar gol ndaj Nigerisë për t’i dhënë shpresë Argjentinës që të sigurojë një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira.
Argjentinës i duhet fitorja në këtë takim dhe të shpresojë në një barazim ose humbje të Islandës me Kroacinë.
¡GOL DE #ARGENTINA! ¡GOL DE MESSI!
— Jason Foster (@JogaBonito_USA) June 26, 2018
Excellent ball over the top by Banega, great control and finish by #Messi to open the scoring! Relief for him and an entire nation. 1-0.#NGAARG #VamosArgentina #ARG pic.twitter.com/aLT1GfNGOd