Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Maroku me gjasa të vogla për ta kaluar grupin në Botëror

Trajneri i Marokut, Herve Renard, bëri një surprizë në skuadrën finale për Kupë të Botës, duke e lënë në shtëpi transferimin rekord të Southamptonit, Sofiane Boufal.

Gjasat për ta kaluar grupin për Marokun janë shumë të vogla, pasi në Grupin B, përballë do ta ketë edhe Portugalinë, Spanjën dhe Iranin, transmeton KTV.

Ata duhet të fillojnë me fitore ndaj Iranit më 15 qershor në Saint Petersburg, për të rritur ndonjë gjasë kualifikimi, pasi dy ndeshjet e radhës janë me kategori të rënda. Kjo do të jetë paraqitja e pestë për Marokun në Kupë të Botës, por e para që prej vitit 1998 në Francë.

Maroku në Kupën e Botës 1986 të zhvilluar në Meksikë, bëri befasi pasi edhe pse e pati të pamundur kalimin e grupit, arriti të dalë në krye para Anglisë, Polonisë dhe Portugalisë.