Ende pa përfunduar të gjitha ndeshjet çerekfinale të Botërorit “Rusia 2018”, tashmë në këtë kompeticion nuk ka mbetur asnjë kombëtare jo evropiane.
Me kombëtaret nga Afrika, e Azia që u përshëndetën më herët nga ky Botëror, sot u eliminuan edhe kombëtaret nga Amerika Latine, me Brazilin si një nga favoritët për ta fituar Botërorin, transmeton Koha.net.
Uruguai sot u eliminua nga Franca, duke humbur me rezultat prej 0 me 2.
Kurse Brazili u gjunjëzua në Kazan nga Belgjika, që shkon në gjysmëfinale pas fitores prej 1 me 2.
Kupa e Botës do të vazhdojë të mbetet në Evropë, pasi ishte Gjermania që më 2014 kishte fituar këtë garë.
Edhe
Pse finalja e Botërorit është historike?
Nesër mësohen edhe dy gjysmëfinalistët e tjerë të Botërorit, pasi Suedia luan ndaj Anglisë, e Rusia ndaj Kroacisë.
Më 10 korrik do të përballen në gjysmëfinale Franca dhe Belgjika.