Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Japonia fiton ngushtë ndaj Kolumbisë

15:51 - Japonia ka fituar tri pikët e para në Grupin H të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Kombëtarja japoneze fitoi 2 me 1 ndaj Kolumbisë.

Kagawa e Osako realizuan golat për Japoninë, teksa Quintero shënoi për Kolumbinë.

Në këtë grup më vonë takohen Polonia me Senegalin.


Japonia rikthen epërsinë ndaj Kolumbisë

Edhe Mposhtet Japonia Sport Mposhtet Japonia

15:30 - Yuya Osako ka rikthyer epërsinë te Japonia në përballjen me Kolumbinë.

Ai shënoi me kokë pas asistimit nga Keisuke Honda në minutën e 73-të.

Tani Japonia po udhëheqë 2 me 1.


Kolumbia barazon shifrat ndaj Japonisë përmes Quinteros

14:48 - 1 me 1 është rezultati përfundimtar i pjesës së parë në përballjen mes Kolumbisë dhe Japonisë në Grupin H të Botërorit.

Nga minuta e katërt Kolumbia është me një futbollist më pak në fushë pasi Carlos Sanchez u ndëshkua me karton të kuq.


14:43 - Kolumbia ka barazuar rezultatin në përballjen me Japoninë përmes një supergoli nga Juan Quintero.

Edhe Kolumbia rrit gjasat për të kaluar grupin, Polonia përshëndetet nga Botërori Botërori 2018 Kolumbia rrit gjasat për të kaluar grupin, Polonia përshëndetet nga Botërori

Quintero shënoi në minutën e 39-të nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatin në 1 me 1.

 


 

 


Japonia në epërsi me gola dhe në lojtarë që nga fillimi ndaj Kolumbisë

Image

Pesë minuta i janë dashur Japonisë që të realizojë golin e epërsisë ndaj Kolumbisë në ndeshjen hapëse të Grupit H në Kupën e Botës.

Edhe Brazili po humb 1:0 pas pjesës së parë Botërori 2026 Brazili po humb 1:0 pas pjesës së parë

Shinji Kagawa realizoi nga penaltia pasi Carlos Sanchez ndali topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Nga minuta e tretë, Kolumbia mbeti me një futbollist më pak në fushë.