Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Icardi lihet jashtë Botërorit

Mauro Icardi do të ndjekë nga larg Kampionatin Botëror, pasi është lënë jashtë listës përfundimtare të Argjentinës.

Sulmuesi i Interit ka shkëlqyer këtë edicion, por nuk ka arritur të zë vend në listën e Jorge Sampaolit.

Argjentina në fazën e grupeve do të takohet me Islandën, Kroacinë e Nigerinë me këtë përbërje:

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Willy Caballero (Manchester City), Franco Armani (River Plate).

Mbrojtës: Gabriel Mercado (Sevilla), Cristian Ansaldi (Torino), Nicolas Otamendi (Man City), Federico Fazio (Roma), Marcos Rojo (Man United), Nicolas Tagliafico (Ajax), Marcos Acuna (Sporting), Eduardo Salvio (Benfica).

Edhe Befasi në formacionin më të mirë të Kupës së Botës Botërori 2026 3 d. më parë Befasi në formacionin më të mirë të Kupës së Botës

Mesfushorë: Javier Mascherano (Hebei), Lucas Biglia (Milan), Ever Banega (Sevilla), Giovani Lo Celso (PSG), Manuel Lanzini (West Ham), Angel Di Maria (PSG), Maxi Meza (Independiente).

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Paulo Dybala (Juventus), Sergio Aguero (Man City), Gonzalo Higuain (Juventus), Cristian Pavon (Boca Juniors).