Ekaterinburg, 20 qershor (BBC) - Franca hyri në botëror si një prej favoriteve, por asaj iu desh një autogol i vonshëm për të thyer rezistencën e Australisë, në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C, të shtunën.
Përpjekja me parabolë e Paul Pogbas është devijuar paksa nga mbrojtësi i qendrës së Australisë, Aziz Behich, ndërsa historia u shkrua pasi për herë të parë një gol në botëror u pranua pas konsultimit me sistemin VAR. Topi kishte goditur shtyllën horizontale, ndërsa kishte rënë brenda vijës në portë, shkruan sot Koha Ditore.
Fushata e Perusë nisi me humbje nga Danimarka, pasi jug-amerikanët humbën një penallti në atë ndeshje. Peruja po garon në botëror për herë të parë që nga viti 1982. Më shumë se 40 mijë peruanë kanë udhëtuar për në Rusi për të përkrahur këtë përfaqësuese.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)