Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Ekipet e mëdha kanë dështuar të shkëlqejnë në nismë

Tradicionalisht, skena në të cilën skuadrat më të mëdha shfaqin potencialin e vet - Kupa e Botës - këtë vit ka parë gjigantët e futbollit duke marrë në thua kur janë përballur me kundërshtarë dukshëm më të dobët në letër, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Brazili, Gjermania dhe Argjentina kanë fituar së bashku 11 herë Kupën e Botës, mirëpo të tria dështuan të fitojnë ndeshjet e para në Rusi, duke nxitur pyetjet nëse bëhet fjalë për një rrëshqitje të rastësishme apo është një indikacion për zhvendosje të balancës së forcës në krahun e kundërt.

Duke shtuar këtu edhe dështimin e Spanjës që të mposhtë Portugalinë dhe vështirësitë që Franca pati të mposhtë një prej përfaqësueseve më të dobëta në Botëror, Australinë, atëherë krijohet një model i ri.

Humbja 1:0 e Gjermanisë ndaj Meksikës ishte shumë e papritur....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)