Dele Alli ka insistuar se Anglia do të jetë e zhgënjyer nëse nuk fiton Kampionatin Botëror që do të fillojë në Rusi.
“Tre Luanët” nuk shihen favoritë si Spanja, Gjermania dhe Brazili që janë në mesin e përfaqësueseve më të forta në Botërorin e sivjetmë.
Alli ka pohuar se Anglia do të shkojë në Rusi për ta fituar dhe se do të ishin të zhgënjyer nëse do të pësonin në finale.
“Do të shkojmë për ta fituar. Nuk presim asgjë më shumë dhe do të ishim të zhgënjyer nëse përfundojmë në pozitën e dytë”, ka thënë Dele Alli.
“Mendoj se e kemi mentalitetin. Nuk duam të shkojmë atje veç për të marrë pjesë. E dimë se sa i mirë është ekipi, e dimë për talentin. Nëse nxjerrim më të mirën çdo gjë do të jetë e mundur”.