Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Daliq: Kemi ndalur Messin e Eriksenin, radhën e ka Kane

Trajneri i Kroacisë, Slatko Daliq shpreson se mbrojtja e tij do të përsëritë paraqitjet që kishte bërë ndaj Lionel Messit dhe yllit të Danimarkës, Christian Eriksenit, edhe ndaj Anglisë dhe Harry Kanet në gjysmëfinale.

Kroacia e Anglia do të përballen në gjysmëfinale të Botërorit, në një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, transmeton Koha.net.

Daliq është optimist se do të arrijnë ta ndalin edhe kapitenin e Anglisë, Harry Kane, i cili ka qenë në një formë të shkëlqyer në këtë kampionat botëror.

“Do të jetë shumë e vështirë, ai është top sulmues dhe lojtari më i anglez, së bashku me Raheem Sterlingun. Dejan Lovren e njeh atë dhe luan shumë mirë përkrah Domagoj Vidas prandaj s’jam i shqetësuar për ndaljen e lojtarëve anglezë. Ndalëm Messin dhe Eriksenin, dhe të njëjtën do provojmë ta bëjmë edhe me Kanen”, është shprehur Daliq.

Dalim më tutje ka thënë se Anglia nuk kishte aspak kundërshtar të lehtë, por talenti që kanë lojtarët e rinj të tyre kanë bërë të duket se kundërshtarët ishin të dobët.

“Nuk mendoj se Anglia pati kundërshtar të lehtë, ata e bënë të duket ashtu. Ky është dallim i madh. Ata janë të rinj dhe shumë të talentuar. Luajnë me një shpejtësi të madhe dhe me agresivitet dhe janë shumë të rrezikshëm nga ndërprerjet. Anglia nuk ka ndonjë dobësi”, është shprehur trajneri kroat.

Artikuj të ngjashëm