Për tri ditë do të nisë edicioni i 21-të i Kampionatit Botëror në futboll dhe për Brazilin do të jetë pjesëmarrja e 21-të në këtë eveniment.
5 herë kampionia e botës është e vetmja kombëtare që nuk ka munguar në asnjë Botëror, që nga viti 1930. Pas Brazilit, për sa u përket pjesëmarrjeve në Botëror, gjendet Italia me 18 të tilla, por Të Kaltrit do të jenë mungesa e madhe e Kupës së Botës së këtij viti.
Argjentina është e treta me 17 pjesëmarrje e ndjekur nga Meksika me 16 dhe Spanja, Anglia e Franca me 15.
Klasifikimi me skuadrat që kanë marrë pjesë më shumë se 10 herë në fazën finale të një Kupe Bote, mbyllet me SHBA-në dhe Korenë e Jugut.
Gjermania e Bashkuar, do të luajë botërorin e saj të nëntë në total dhe të shtatin radhazi.