Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Argjentina ndan pikët me Islandën, zhgënjen Messi

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka pasur një paraqitje jo të mirë ndaj Islandës debutuese në Botëror.

Argjentina ndau pikët me Islandën në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Rusia 2018”, transmeton Koha.net.

Aguero kaloi Argjentinën në epërsi me një gol shumë të bukur në minutën e 19, por shifrat i barazoi Islanda pas katër minutash përmes Finnbogasonit.

Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Leo Messi në minutën e 64 kur nuk arriti të shënojë nga penaltia, goditjen e të cilit e priti Hannes Halldorsson.

Në ndeshjen e ardhshme në Grupin D kombëtarja e Argjentinës luan kundër Kroacisë, kurse Islanda ndaj Nigerisë.

Edhe Messi lë prapa telashet me muskuj, kthehet me gol Futboll Messi lë prapa telashet me muskuj, kthehet me gol

Messi humb penaltinë

Leo Messi është treguar i pasaktë nga pika e bardhë, në rastin e tij më të mirë në ndeshjen ndaj Islandës.

Goditjen e Messit e ndaloi portieri islandez Hannes Halldorsson, në minutën 64, transmeton Koha.net.

Rezultati momental i kësaj sfide të Botërorit është 1 me 1.


Seri golash në ndeshjen Argjentinë – Islandë

Edhe Statistikat shokuese të Messit ndaj Kroacisë Botërori 2018 Statistikat shokuese të Messit ndaj Kroacisë

Pesë minuta pasi Sergio Aguero kaloi në epërsi Argjentinën, Islanda është kundërpërgjigjur me golin e sulmuesit Alfred Finnbonganson.

Argjentinasit realizuan në minutën e 19 ndërsa islandezët barazuan në minutën e 24.