Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Anglia eliminon Suedinë, shkon në gjysmëfinale

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit “Rusia 2018”, duke e eliminuar sot Suedinë.

Anglezët fituan çerekfinalen e sotme ndaj Suedisë me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Harry Maguire në minutën e 30, me një goditje me kokë pas një krosimi nga Ashley Young.

Në pjesën e dytë Anglia shënoi edhe njëherë. Këtë herë përmes mesfushorit të talentuar të Tottenhamit, Dele Alli, i cili në minutën e 59 dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Jesse Lingardi.

Në gjysmëfinale Anglia e pret fituesin e përballjes Rusi – Kroaci.

Edhe Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht Botërori 2026 Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht

Anglia shton epërsinë ndaj Suedisë

Në minutën e 59-ë, Anglia shtoi epërsinë ndaj Suedisë duke shënuar golin e dytë.

Golin me kokë e shënoi Dele Alli.


Anglia kalon në epërsi ndaj Suedisë

Anglia ka krijuar epërsinë e parë ndaj Suedisë në çerekfinale të Botërorit “Rusia 2018”.

Ishte qendërmbrojtësi i Leicesterit, Harry Maguire ai që i dha epërsinë anglezëve në minutën e 30, transmeton Koha.net.

Maguire shënoi me kokë pas një krosimi nga Ashley Young.


Formacionet zyrtare: Suedi – Angli

Edhe Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham Botërori 2026 Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

Suedia dhe Anglia përballen në çerekfinalen e tretë dhe të parafundit të Botërorit Rusia 2018.

Për këtë ndeshje Anglia mbetet e pandryshuar, ashtu siç ka vepruar edhe Suedia.

Image

Image