Botërori 2018

Mbappe, djaloshi i artë i Bondyt

“Unë mund të bëhem dikushi, unë mund të bëhem dikush”, thotë një fëmijë derisa luan futboll me moshatarët e tij në Bondy, vendlindjen e sulmuesit të Francës, Kylian Mbappe.

Sulmuesi 19-vjeçar, i cili nuk ishte i lindur kur Franca fitoi titullin e parë të botës në vitin 1998, udhëtoi në Rusi me statusin e adoleshentit më premtues në botë.

Mbappe u kthye të hënën në Francë me titullin e botës dhe trofeun e lojtarit më të mirë të ri dhe gjithashtu ishte në qendër të vëmendjes edhe në Bondy, pak më shumë se dhjetë kilometra larg "Stade de France" të Parisit, në të cilin Përfaqësuesja franceze i luan ndeshjet si vendase. Bondy është vendi që Mbappe asnjëherë nuk e ka harruar.

Ai e ka dhuruar shpërblimin e tij të fituar për suksesin në Kupën e Botës - më shumë se 500 mijë dollarë - për organizatën bamirëse "Premiers de Cordee", që ofron mundësi sportive për fëmijët që janë të hospitalizuar apo me aftësi të kufizuara. Kjo organizatë, zyrën e ka në stadiumin "Stade de France" dhe tashmë ka konfirmuar se donacionin nga Mbappe do të marrë në muajin shtator.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).