Portierit të Përfaqësueses së Belgjikës, Thibaut Courtois, i ka ikur lajmi për shpalljen e tij fitues të "Dorezës së Artë", çmim që i jepet portierit më të mirë të Botërorit, transmeton Koha Ditore.
Courtois ka thënë se ishin shokët që e lajmëruan, pasi pak sekonda pa përfunduar ndeshja finale ndërmjet Francës dhe Kroacisë, kishte fikur televizorin. Franca triumfoi 4:2 ndaj Kroacisë dhe Courtois nuk deshi të shikonte festën e francezëve.
Ai nuk ka mundur të përballojë një gjë të tillë, pasi ishte pikërisht Franca që e eliminoi Belgjikën në gjysmëfinale të botërorit "Rusia 2018". Ai beson se Franca fitoi pa meritë ndeshjen ndaj Belgjikës.
Përfaqësuesja e Belgjikës përfundoi e treta në botëror, kurse Courtois u shpall portieri më i mirë i turneut. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).