Botërori 2018

Shiu i madh dëmton stadiumin e Kupës së Botës

Shiu i madh ka dëmtuar një nga stadiumet e ndërtuara për Kupën e Botës në Rusi të dielën, në ditën kur edhe përfundoi Botërori me ndeshjen finale në Moskë.

Pamjet në qytetin jugor Volgograd kanë treguar një rrëshqitje të re të tokës në një argjinaturë në afërsi të stadiumit, që ka bërë një gropë të thellë disa metra dhe ka mbuluar me baltë një trotuar.

Një zëdhënës i kompanisë shtetërore “Sport In”, që ka mbikëqyrë ndërtimet, ka thënë se ka pasur rrjedhje edhe brenda stadiumit dhe do të duhet deri një javë për t'u riparuar, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Më vjen keq për qytetin. Ka investuar aq shumë para dhe është marrë kjo nga një shi”, ka thënë 19-vjeçari Vitaly Ovchinnikov, banor lokal.

“Volgograd Arena”, një stadium që mund të zërë deri në 45 mijë spektatorë, është ndërtuar për Kupën e Botës dhe ka kushtuar 257 milionë dollarë, sipas të dhënave në uebfaqen e qeverisë rajonale.

“Nuk është normale”, tha banori tjetër, 64-vjeçari Mikhail Nesterenko... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)