Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtarët e Ministrisë gjermane të Ekonomisë dyshohen për spiunazh

Ministria gjermane e Ekonomisë i ka kërkuar Agjencisë për Inteligjencë t'i hetojë dy zyrtarë të kësaj ministrie, me dyshimin për spiunazh për autoritetet ruse, raportoi “TheGuardian” të mërkurën.

Dy nëpunës civilë të ministrisë gjermane tërhoqën vëmendjen e kolegëve të tyre, duke shfaqur “simpati ndaj pikëpamjeve ruse” në çështjet e politikës energjetike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç thanë nga Ministria e Ekonomisë, të dyshuarit u shprehën kundër miratimit për bllokimin e gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Zyrtarët u tha se kanë afërsi emocionale me Rusinë”, ndonëse autoritetet gjermane deklaruan se nuk kanë prova të forta për t’i provuar pretendimet.