Qeveria zvicerane hodhi poshtë idenë e futjes së një opsioni të gjinisë së tretë ose një opsioni pa gjini në të dhënat zyrtare, i cili ndryshon nga qëndrimi i disa vendeve fqinje, shkruan BBC.
Duke iu përgjigjur dy propozimeve parlamentare, Këshilli Federal në pushtet ka thënë se “modeli binar gjinor është ende i ankoruar fuqishëm në shoqërinë zvicerane”.
“Momentalisht nuk ekzistojnë parakushtet sociale për futjen e një gjinie të tretë apo për heqjen dorë nga regjistrimi gjinor në regjistra”, thuhet nga Këshilli Federal.
Këshilli Federal shtoi se opsione të tilla do të kërkonin ndryshime "të shumta" në kushtetutën dhe ligjet zvicerane si në nivel kombëtar ashtu edhe në 26 kantonet e vendit. Aktualisht, njerëzit janë të regjistruar si meshkuj ose femra, pa asnjë mundësi tjetër.
Qeveria njoftoi se komisioni kombëtar i etikës konstatoi në raportin për vitin 2020 se nuk është ende koha e duhur për të ndryshuar sistemin.
-
Zviceranët i thonë “jo” kufizimit të popullsisë, sipas rezultateve të para të votimit
-
Zvicra voton sot në referendumin për kufizimin e popullsisë në 10 milionë
-
Zviceranët votojnë për ose kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë
-
Zviceranët pritet ta hedhin poshtë propozimin për kufizim të popullsisë në 10 milionë
-
Shumica e zviceranëve mbështesin kufizimin e popullsisë në 10 milionë, thotë sondazhi