Një komision parlamentar zviceran, i ngarkuar me detyrën për të parë vendosjen e taksës mjedisore për fluturimet që nisen nga Zvicra, kohët e fundit votoi në favor të një takse të tillë.
Një shumicë prej 17 anëtarëve votuan në favor të masës. Taksa sillet nga 30 CHF në 120 CHF, për pasagjer në varësi të distancës së fluturimit dhe klasës, shkruajnë mediat zvicerane.
Pasagjerët që kalojnë nëpër Zvicër nuk do ta paguajnë taksën, përcjell albinfo.ch, transmeton Koha.net.
Ata që udhëtojnë me avionë privatë do të ngarkoheshin ndryshe.
Çdo fluturim do të tatohej midis 500 CHF dhe 5,000 CHF bazuar në madhësinë dhe përdorimin e avionit.
Edhe
Shqipëria ul taksën e fluturimit nga 10 në 1 euro
Trajnimet dhe fluturimet e provës dhe disa avionë të lehtë nuk do të tatohen. Ky propozim u mbështet nga 17 vota me 7 nga komisioni.
Komisioni gjithashtu vendosi që 49% e taksës së fluturimit të hynte në një fond klimatik.
-
Zvicra nuk e voton ligjin e ri të klimës për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit
-
Franca do të vendosë taksë ekologjike mbi të gjitha fluturimet nga vendi
-
BE vendos taksa ekologjike, shtrenjtohen biletat për aeroplan?
-
BE shqyrton mundësinë e vendosjes së një takse mjedisore për transportin ajror