Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra do të ndajë 150 milionë dollarë për Ukrainën dhe Moldavinë

Zvicra ka njoftuar planet për një paketë të re ndihme humanitare prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën dhe Moldavinë, sipas një deklarate të qeverisë të botuar të mërkurën.

Parlamenti zviceran tani do të duhet të miratojë paketën për të siguruar rreth 123 milionë dollarë për Ukrainën dhe 28 milionë dollarë për Moldavinë fqinje, raportoi CNN-i të mërkurën.

Që nga fillimi i luftës, Zvicra ka ndarë rreth 1.4 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Kjo përfshin mbi 291 milionë dollarë si mbështetje për Ukrainën në bashkëpunim me aleatët, si dhe rreth 1.12 miliardë dollarë për pritjen e njerëzve nga Ukraina që kërkojnë azil, thuhet në deklaratë.

Zvicra ka pranuar tashmë më shumë se 75,000 azilkërkues nga Ukraina pas pushtimit të Rusisë, dhe qytetarët kanë strehuar rreth 25,000 ukrainas në rezidencat e tyre, sipas Qeverisë.

Qeveria zvicerane të mërkurën përsëriti "dënimin e saj të sulmit në termat më të ashpër të mundshëm" dhe bëri thirrje për "ndërprerjen e armiqësive dhe tërheqjen e trupave ruse nga i gjithë territori i Ukrainës".