Avokatja kundër marrjes së ryshfetit, Zuzana Caputova, po kryeson në numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale në Sllovaki me 58.4 për qind pas numërimit të 64 për qind të votave nga vendvotimet, duke i dhënë asaj një fitore pothuajse të sigurt, thonë të dhënat nga zyra e statistikave, raporton Reuters.
Kandidati i partisë në pushtet, Smer, komisionari evropian Maros Sefcovic, doli i dyti me 41.6 për qind të votave, transmeton Koha.net.
Sefcovic, që është edhe zëvendëspresident i Komisionit ekzekutiv të BE-së, u ka thënë sonte gazetarëve se e ka telefonuar rivalen e tij, avokaten liberale Zuzana Caputova, për t’ia uruar fitoren.