Kryetari i Bashkësisë demokratike boshnjake Muamer Zukorliq ka deklaruar se pret që në Kuvendin e Serbisë të sigurohet hapësira për kryerjen e riteve fetare gjatë Ramazanit e ka paralajmëruar se do të organizojë iftar për kolegët deputetë, transmeton Koha.net.
Zukorliq, ish – myfti e tani deputet në Parlamentin e Serbisë, ka thënë për “alo” të Beogradit se kërkesa për këtë u është dërguar kompetentëve në Kuvendin e Serbisë porse deri më tash ende nuk ka marrë përgjigje.
“Edhe pse kemi bërë kërkesën zyrtare që të na mundësohet një hapësirë e përshtatshme në Kuvend për kryerjen e riteve fetare, që është detyrim kushtetues e ligjor i çdo organi shtetëror, përfshirë dhe Parlamentin, kjo nuk është zgjidhur, dhe, ndaj, do ta kemi më të vështirë kalimin e Ramazanit “, ka thënë Zukorliq.
-
Zukorliq: Çështja e Republika Srpska hap edhe çështjen e Sanxhakut
-
Zemaj: Kemi dëgjuar se deputetëve minoritarë joserbë po u bëhet presion
-
Qeveria i përgjigjet BE-së: Lista Serbe po bllokon miratimin e Ligjit për liritë fetare
-
Kaos para Kuvendit të Serbisë, protestuesit tentojnë të futen brenda
-
Kuvendi i Serbisë mban seancë për Kosovën