Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarrfikësit dhe “CanadAir” luftojnë me zjarret e shkaktuara nga vullkani Stromboli

Ndërsa nga ishulli vazhdon evakuimi i turistëve, zjarrfikësit dhe “CanadAir” po luftojnë me kohën për të shuar vatrat e zjarrit

Krateri i vullkanit Stromboli që shpërtheu mesditën e djeshme, duke i marrë jetën një alpinisti, ende nuk e ka daravitur panikun në provincën e Ginostrës.

Gurët e zjarrtë prej shpërthimit të vullkanit në jugperëndim të Italisë, kanë provokuar zjarre në gjithë ishullin.

Zjarrfikësit dhe “CanadAir” po luftojnë me kohën për të shuar vatrat e zjarrit të provokuara nga shpërthimi i vullkanit.

Aeroplanët e pajisur me depozita uji, po punojnë për të shuar zjarret në zonat malore të ishullit.

Edhe Shpërthen vullkani në Itali, turistët largohen të tmerruar Botë Shpërthen vullkani në Itali, turistët largohen të tmerruar

Ndërsa nga Stromboli ende vazhdon evakuimi i turistëve me një helikopter emergjence, Mbrojtja civile dhe Ministria e Mbrotjes kanë vënë në dispozicion të banorëve, një anije luftarake dhe një civile, për çdo rast të mundshëm evakuimi masiv.

{gallery}