Zinxhiri spanjoll i kinemasë Telmo është gjobitur për ndalimin e klientëve që marrin ushqimet e tyre brenda hapësirave të kinemasë, raportoi të martën “The Guardian”.
Departamenti i Çështjeve të Konsumatorit të Vendit Bask, Kontsumobide, e ka gjobitur atë me 30 mijë euro.
Gjoba ndaj Yelmos është vendosur pasi dega baske e grupit të mbrojtjes së konsumatorëve, Facua, ka raportuar zinxhirin e kinemasë në qeverinë rajonale, duke argumentuar se politika e saj për ndalimin e ushqimeve dhe pijeve që nuk bliheshin në një nga pikat e saj, ishte kontraktualisht e padrejtë.
Yelmo ka një ndalim të rreptë për produktet e jashtme, duke paralajmëruar se "kompania nuk lejon hyrjen në ambiente me ushqime dhe/ose pije të blera jashtë Yelmos”.
Megjithatë, grupi i konsumatorëve argumentoi se duke qenë se aktiviteti kryesor i një kinemaje është shfaqja e filmave dhe mos ofrimi i shërbimeve ushqimore, “nuk është e vlefshme që ata të përdorin këtë justifikim për të refuzuar hyrjen e njerëzve që kanë blerë ushqim dhe pije jashtë”.
“Yelmo nuk mund të sillet si një restorant pasi aktiviteti kinematografik ekziston pavarësisht nëse një kompani ofron apo jo shërbim ushqimi dhe pije”, thuhet më tej në reagimin e këtij grupi.
-
BE-ja gjobit AliExpressin me 550 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme
-
BE-ja gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro
-
Mbi 1.500 ankesa të konsumatorëve në gjashtë muaj, shumica për energjinë elektrike
-
Edhe 25 mijë euro gjobë për KEDS-in për njehsorët me afat të skaduar
-
KEDS-i gjobitet edhe me 110 mijë €, KESCO s’tregon kur fillon kompensimi i konsumatorëve