Policia në Zimbabve e ka akuzuar një burrë pasi një 15-vjeçare vdiq derisa po lindte në faltoren e një kishe muajin e kaluar.
26-vjeçari Hatirarami Momberume është akuzuar për përdhunim të Anna Machaya, vdekja e së cilës provokoi zemërim në vend dhe u dënua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Prindërit e vajzës janë akuzuar po ashtu për pengim të drejtësisë dhe falsifikim të dokumenteve të identifikimit për të fshehur moshën e vajzës së tyre.
Vdekja e saj ka ngritur reagime në botë, ndërsa organizatat për të drejtat e vajzave kanë bërë thirrje për veprime urgjente që të mbrohen adoleshentet nga abuzuesit seksual.
Gjykata Kushtetuese e Zimbabves ndalon martesën nën moshën 18-vjeç, por Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se një në tri vajza me shumë gjasa martohet para se të arrijë atë moshë, raporton Guardian.
Një fushatë në internet me emrin “#justiceformemory” është bërë e njohur në Zimbabve dhe një peticion për të ndaluar martesën e fëmijëve ka marrë mbi 92,000 nënshkrime deri tash.
-
E mitura vdiq duke lindur foshnjën në kishë, autoritetet e Zimbabvesë nisin hetimet
-
Provat që ndryshuan historinë për vdekjen e një shtatzëne në SHBA
-
15 muaj shtatzënë, sekreti i mashtrimeve në Nigeri
-
Dëshironte “botën” për vajzën, por mori dënimin me burg
-
Dy adoleshentë francezë akuzohen për përdhunimin e një 12-vjeçareje, të motivuar nga antisemitizmi