Një diplomat i Koresë së Veriut, i cili deri vonë ka shërbyer si ambasador i vendit të tij në Itali, është zhdukur, tha një deputet i Parlamentit të Koresë së Jugut.
Gazeta e Koresë së Jugut, Jungang ilbo, ka njoftuar se diplomati Jo Song Gil dyshohet se ka kërkuar azil në Perëndim, transmeton KosovaPress.
“Diplomati u zhduk së bashku me gruan e tij pasi u largua nga ambasada pa dhënë shpjegime në fillim të nëntorit”, tha Kim Min Ki, deputet nga Koreja e Jugut.
Gazeta shkruan duke iu referuar burimeve diplomatike të paidentifikuara, se Jo (48) kishte kërkuar azil në një vend të Perëndimit dhe ishte në një vend të sigurt me familjen e tij nën mbrojtjen e qeverisë italiane.
"Ata u larguan nga misioni diplomatik dhe u zhdukën," tha Kim.
-
Një jug-korean iku për në Kore të Veriut, në një rast të rrallë
-
Diplomatët e huaj po largohen nga Koreja Veriore
-
Një zyrtar jugkorean vritet nga trupat e Koresë së Veriut
-
Jep dorëheqje përzgjedhësi i Koresë së Jugut
-
Koreja e Jugut kërkon tërheqjen e menjëhershme nga Rusia të trupave të asaj të Veriut