Zhdukja e 15-vjeçare Fotini Giannopoulou ka ngre alarmin në Policinë greke. Ajo është zhdukur në qytetin e Peristerit.
Adoleshentja raportohet se është në rrezik pasi ka gjasa që të jetë joshur nga një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore, shkruan Protothema.
Ka dyshime të forta se vajza e mitur ka rënë pre e rrjetit “loverboys”.
“Është një zhdukje e rrezikshme dhe e them sepse ne zakonisht nuk nxjerrim urdhër, por del me vendim prokurorie. Ajo supozohet të jetë larguar vullnetarisht, por ajo është me disa që janë të rrezikshëm. Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh”, ka thënë përfaqësuesi i një shoqate për të humburit.
Çka janë “loverboys”?
“Loverboys" janë trafikantë njerëzish që zakonisht punojnë duke u përpjekur që vajzat ose djemtë e rinj të bien në dashuri me ta. Ndonjëherë ata manipulojnë të rinjtë në mënyra të tjera. Pasi të kenë viktimat nën ndikimin e tyre, ata i shfrytëzojnë ato, për shembull në industrinë e seksit.
Edhe
Gjendet 15-vjeçarja e raportuar si e zhdukur dy ditë më parë, një person në pranga
Tradicionalisht, një “loverboys” josh vajza dhe djem të rinj, të pambrojtur për një kohë të gjatë në mënyrë që t'i shfrytëzojë seksualisht më vonë. Kjo praktikë po përdoret gjithnjë e më pak. Në ditët e sotme, “loverboys” kërcënojnë viktimat e tyre, duke përdorur shpesh shantazhe dhe dhunë.
Interneti dhe mediat sociale po luajnë një rol në rritje në këtë fenomen. Për shembull, mediat sociale u mundësojnë “loverboys” të kontaktojnë viktimat e tyre dhe të mbledhin informacion rreth tyre.
-
Raportohet e zhdukur një 15-vjeçare në Prizren
-
Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove
-
Tre të arrestuar në Prizren, dyshohet se trafikuan të miturën që ishte raportuar e zhdukur
-
Kërkohet paraburgim ndaj burrit e gruas që dyshohen për trafikim të katër vajzave