Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhjet në Zvicër, sondazhet parashikojnë rritje të popullistëve të krahut të djathtë dhe socialistëve

Votuesit në Zvicër të dielën kanë hedhur votat e fundit, për të zgjedhur legjislaturën e ardhshme, ndërsa sondazhet tregojnë për rikthim të partisë populliste të krahut të djathtë dhe asaj socialiste, ndërsa “Të Gjelbërit” pritet të kenë rënie krahasuar me zgjedhjet e katër vjetëve më parë, raporton agjencia “AP”.

Zgjedhjet për dhomën e ulët të përbërë nga 200 ulëse, të njohur si Këshill Kombëtar, dhe dhomën e epërme prej 46 ulëseve, të njohur si Këshill i Shteteve, do të vendosin për qasjen e politikës zvicerane, ndërsa shteti po e përshtat imazhin e vet si vend “neutral”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zvicra, një shtet që nuk gjendet në Bashkim Evropian por është rrethuar prej tij, po përballet me çështjet si ndryshime klimatike, rritje të kostove të shëndetit mjekësor dhe migrimin.

Votat e fundit janë dhënë në mëngjesin e të dielës, pasi shumica dërrmuese e zviceranëve u përcaktuan për votim me postë.

Zgjedhjet mund të tregojnë se si një pjesë tjetër e elektoratit të Evropës mendon për politikat populliste të krahut të djathtë, madje edhe në Zvicër.

Por, mbetet të shihet edhe nëse dy partitë e gjelbra performojnë më dobët se në zgjedhjet e vitit 2019. Sondazhet po e parashikojnë këtë gjë.

Partia Popullore e Zvicrës e krahut të djathtë ka më së shumti ulëse në parlament, me mbi një të katërtat në dhomën e ulët, pasuar nga Socialistët me 39.

Një koalicion i ri “Qendra” – që është formuar nga bashkimi që ndodhi në vitin 2021 mes partisë së qendrës së djathtë Kristian-Demokratët dhe “Bourgeois Demokratët” – debutoi në zgjedhjet parlamentare dhe mund ta rrëzojnë partinë Liberale si partinë e tretë më të madhe në dhomën e ulët.

Sondazhet tregojnë se Zvicra ka tri preokupime në mendje: rritjen e tarifave për sistemin e detyrueshëm shëndetësor, ndryshimet klimatike, që kanë shkrirë akullnajat e shumta të Zvicrës dhe migracionin.

Rezultatet preeliminare pritet të dalin në ora 16:00 të dielën.