Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhjet e përgjithshme në BeH më 7 tetor

Bosnja e Hercegovina do t'i mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 7 tetor, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor i këtij vendi.

Votuesit do të zgjedhin anëtarët kroatë, serbë dhe boshnjakë të Presidencës trepalëshe, deputetët në Dhomën e Ulët të Parlamentit kombëtar, plus kryetarët dhe asambletë rajonale, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Irena Haxhibadiq.

Të drejtë vote kanë mbi 3.3 milionë qytetarë.

Ata do të zgjedhin 518 bartës të mandateve.

Artikuj të ngjashëm