Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Zëri i dhunës” i IS-it, kanadezi del javën e ardhshme para gjykatës në SHBA

Një shtetas kanadez i cili ka bërë video me thirrje propaganduese për grupin “Shteti Islamik” është ngarkuar me akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mohamed Khalifa, i lindur në Arabinë Saudite, u kap nga një milici e udhëhequr nga kurdët në Siri në vitin 2019, dhe më vonë iu dorëzua FBI-së.

Prokurorët kanë deklaruar se 38-vjeçari ishte “zëri që thërriste për dhunë”. Sipas prokurorëve, Khalifa ka shërbyer si një luftëtar i IS-it, para se t’i përkthente dhe t’i rrëfente videot e tyre.

Ai do të shfaqet para gjyqit në SHBA javën e ardhshme, nën akuza për shpërndarje “të materialeve mbështetëse për organizatën terroriste”.

Në një intervistë për një gazetë, pasi që ishte kapur, Khalifa kishte deklaruar se ka qenë “vetëm zëri” i IS-it. Ai kishte insistuar se nuk ka pasur ndonjë rol në kryerjen e ndonjë prej skenave të cilat i ka rrëfyer.

Edhe “Vëllezërit e Vitisë”: Dy mbështetës të terrorizmit dalin para gjyqit në Zvicër Arbëri “Vëllezërit e Vitisë”: Dy mbështetës të terrorizmit dalin para gjyqit në Zvicër

Khalifa e kishte lënë Kanadanë në vitin 2013, për t’iu bashkuar IS-it në Siri, ku u bë edhe anëtar kyç i ekipit propagandues , për shkak se fliste mirë anglishten dhe arabishten.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të vuajë burim të përjetshëm.