Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë të premten se Ukraina duhet të "përballet me realitetin" e situatës dhe të bisedojë me Rusinë.
Zelensky ka thënë se Ukraina nuk ishte e etur për të biseduar me Vladimir Putinin, por beson se ka të ngjarë të jetë e nevojshme kjo për t'i dhënë fund luftës, shkruan Sky News.
"Ka gjëra për të diskutuar me liderin rus. Unë nuk po ju them se njerëzit tanë janë të etur të flasin me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë. Çfarë duam nga ky takim. Ne duam jetën tonë të rikthehet. Ne duam të rimarrim jetën e një vendi sovran brenda territorit të vet”, tha Zelensky duke shtuar se Rusia nuk duket të jetë ende gati për bisedime serioze paqeje.
-
Zelensky i propozon takim sy më sy Putinit për t’i dhënë fund luftës
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky dëshiron “reagim të fortë” nga SHBA-ja nëse Putini refuzon takimin me të