Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Rusia ka shkelur rreth 400 traktate ndërkombëtare

Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, shkruan BBC.

Duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022 me video-lidhje, udhëheqësi ukrainas u shpreh: "Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t'ju kujtoj se ajo filloi më 2014, jo më 24 shkurt [2022], Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”.

Presidenti dha shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit.

“Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”.

Memorandumi i Budapestit ishte një marrëveshje në vitin 1994 në të cilën Ukraina do të hiqte dorë nga armët bërthamore që kishte trashëguar nga epoka sovjetike, në këmbim të "garancive" për sigurinë e saj të ardhshme, të rënë dakord nga Rusia, SHBA-ja dhe Britania.