Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Rusia e konsideron gjithë tregtinë si një armë

Zelensky: Rusia e konsideron gjithë tregtinë si një armë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur rreth ndërprerjes së gazit nga Rusia për disa shtete të Evropës, duke e quajtur këtë një “shantazh energjetik”.

Në një vide-oadresim të mërkurën në mbrëmje, Zelensky ka thënë se ndërprerja e furnizimit me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë tregon se "askush në Evropë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë".

"Rusia e konsideron si armë jo vetëm gazin, por çdo tregti. Ajo thjesht pret momentin kur mund të përdoret një ose një tjetër zonë tregtare”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, Rusia "e sheh një Evropë të bashkuar si një objektiv" dhe sa më shpejt të gjithë në kontinent të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet.

Presidenti ukrainas përshëndeti gjithashtu marrëveshjen e BE-së për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale - veçanërisht për ushqimin.

“Eksportet e Ukrainës do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve dhe do të mbështesin ekonominë e vendit gjatë krizës”, ka thënë Zelensky.