Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zenensky, ka shpërndarë “lajme të mira”, duke pretenduar rikthimin e disa qyteteve nën kontrollin ukrainas.
Për disa ditë radhazi ka pasur raportime për mundësinë e një përparimi të mundshëm në rajonin lindor të Kharkivit, mirëpo s’ka pasur asnjë konfirmim nga zyrtarët ukrainas, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Zelensky nuk i ka treguar emrat e qyteteve, të cilat shteti i tij i ka rikthyer nga pushtimi rus, duke thënë se “tani nuk është koha për të thënë emra”.
Edhe zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Ukraina është duke bërë “progres të ngadalshëm, por domethënës” kundër forcave ruse.
Duke folur në një adresim në mbrëmjen e së mërkurës, Zelensky ka thënë se ka “lajme të mira” rreth suksesit të përfolur të ushtrisë ukrainase.
“Mendoj se çdo qytetar ndihet krenar me ushtarët tanë”, ka thënë ai, duke përmendur njësi ushtarake dhe duke vlerësuar lart guximin e tyre.
Edhe
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
Ukraina ka forcuar sigurinë e saj operacionale javët e fundit, duke ndarë pak detaje në lidhje me një kundërofensivë të pritshme gjerësisht në lindje dhe jug.
Ushtarët ukrainas kanë nisur një ofensivë në jug-lindje të Kharkivit, drejt rajonit lindor të Donetskut, mbi të cilin Rusia ka mbajtur kontroll të konsiderueshëm ushtarak që nga fillimi i luftës gjashtë muaj më parë.
-
Zelensky: Kontroll i plotë i qytetit rus Sudzha, kemi ngritur edhe administratë ushtarake
-
Zelensky thotë se Ukraina ka rimarrë kontrollin e rajonit të Kharkivit
-
Zelensky: Kemi arritur rezultate të prekshme në rajonin e Kharkivit
-
Zelensky thotë se situata në Kharkiv është nën kontroll, por frikësohet nga sulmi tjetër i Rusisë