Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka thënë të shtunën se territoret ukrainase të okupuara nga forcat ruse do të çlirohen. Ai ka thënë se ky okupim është i përkohshëm, raporton agjencia AP.
“Ne të gjithë duhet të jemi të fortë e t’i rezistojmë çdo provokimi të armiqve. Duhet të rezistojmë për aq sa të jetë e nevojshme për të bërë okupuesit që të përgjigjen për gjithë sulmet dhe terrorin, për Kharkivin, Donbasin, Azovstalin, Mykolaivin, për Buchan, Irpinin dhe gjitha qytetet”, ka thënë Zelensky.
Ukraina feston ditën e pavarësisë më 24 gusht, që koinçidon me gjashtëmujorin e fillimit të pushtimit rus.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky zotohet të vazhdojë të luftojë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
-
Zelensky: Ukrainasit nuk do t’ua dorëzojnë tokën e tyre pushtuesve
-
Zelensky lut Trumpin të qëndrojë me Ukrainën