Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se edhe pse ukrainasit nuk ishin ata që e nisën luftën, janë ata që duhet t’i japin fund asaj.
Zelensky e bëri këtë deklaratë gjatë një videofjalimi për Forumin Ekonomik-Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.
“Mendoj se lufta nuk duket mirë, nuk ka qenë mirë që nga fillimi. Po ne po qëndrojmë të fortë edhe në lindje të shtetit tonë. Është shumë me rëndësi të dihet se ne jemi të fortë, jo vetëm në lindje por edhe në brendësi të shtetit. Nuk e filluam ne luftën, mirëpo ne do të duhet t’i japim fund asaj”, ka thënë Zelensky.
Ai ka shtuar se Ukraina ende ka nevojë për ndihmën e aleatëve, derisa i ka falënderuar ata për ndihmën e vazhdueshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet
-
Trumpi pas takimit me Zelenskyn: Të gjithë duan që lufta të mbarojë
-
Zelensky: Tani më shumë se kurrë ka shans për paqe
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë