Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky mori atë për të cilën shkoi në SHBA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mori atë për çka shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkruar SkyNews pas konferencës së dy presidentëve në Shtëpinë e Bardhë.

SkyNews ka shkruar se kjo ishte një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për Zelenskyn.

Zelensky i cili u shfaq në rrobat e tij jeshile që përfaqësojnë ngjyrën ushtarake, afër Joe Bidenit në kostum, foli për vuajtjet e vendit të tij në luftë. “Duhet t’i mbijetojmë dimrit tonë”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe humbjen e djemve e vajzave dhe dhimbjen e prindërve për ta.

Zelensky qartazi mori atë për të cilën erdhi për sa i përket mbështetjes së shprehur, dhe mori edhe kapacitetet ushtarake që donte – raketën Patriot për të cilën loboi gjatë dhe fort.

 

Artikuj të ngjashëm