Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Bullgarisë ta ndihmojë me riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftimet me Rusinë, ka njoftuar Televizioni Nacional i Bullgarisë (BNT) të mërkurën.
Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko, i ka dorzuar Parlamentit të Bullgarisë një letër nga Zelensky, në të cilën presidenti ukrainas ka thënë se autoritetet në Kiev shpresojnë që Bullgaria do të ndihmojë me riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që po ikin nga lufta.
Zelensky thotë se shpreson që Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare, përfshirë ilaçe, veshje dhe ushqim.
Ai ka shtuar se shpreson që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe se eksporti i elektricitetit dhe gazit nga Ukraina për në Bullgari do të vazhdojë.
Parlamenti i Bullgarisë do të vendosë më vonë të mërkurën nëse do ta përkrahë kërkesën e Ukrainës për të ndihmuar me riparimin e pajisjeve ushtarake.
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Zelensky urdhëron zyrtarët e tij të kërkojnë sqarime nga SHBA-ja për pezullimin e ndihmës
-
Zelensky ripërsërit kërkesën për sisteme të mbrojtës ajrore “Patriot”
-
Zelensky viziton Bullgarinë
-
Zelensky bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës