Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha sot se ka biseduar me drejtoreshën e FMN-s,ë Kristalina Georgieva për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe rindërtimin e pasluftës.
“Kam biseduar me drejtoreshën e FMN-së Georgieva për sigurimin e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe përgatitjet për rindërtimin e pasluftës. Tani për tani kemi plane të qarta, si dhe një vizion perspektivash. Jam i sigurt se bashkëpunimi mes FMN-së dhe Ukrainës do të vazhdojë të jetë i frytshëm”, shkroi Zelensky në Twitter.
Më herët, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal njoftoi se do të merr pjesë në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme, ku do të kërkojë ndihmë financiare shtesë për Ukrainën.
-
Zelensky bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin