Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video të re ku akuzon Rusinë se “po tenton ta shkatërrojë” Ukrainën.
Ai përshkroi veprimet e Rusisë si veprim të vetëlëndimit dhe theksoi numrin e njerëzve që u larguan nga vendit.
“Po luftojmë për jetën, po luftojmë kundër tankeve, aeroplanëve dhe vrasësve që Rusia po përdor për të na shkatërruar. Por Rusia po shkatërron edhe veten. Çdo goditje kundër Ukrainës, ky është hap që Rusia merr për ta shkatërruar veten, të vetizolohet... gjithkush po largohet nga Rusia tani, të gjithë që mund të mendojnë”, ka thënë ai.
Zelensky shtoi se Rusia asnjëherë nuk ka përjetuar goditje më të madhe njerëzore, e të cilën e ka shkaktuar vetë.
“Por, kjo nuk na shqetëson ne, nuk është problemi ynë”, tha ai.
Shtoi se pesë persona u vranë nga sulmet ajrore ruse në zonat e banuara në rajonin e Kievit, mëngjesin e së martës.
Tha se korridoret për largimin e njerëzve janë hapur pjesërisht.