Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky “arrin” edhe në Festivalin e Cannes

Zelensky “arrin” edhe në Festivalin e Cannes

Festivali i 75-të i Filmit në Cannes nisi me kokën e kthyer nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe një adresim drejtpërdrejt nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje gjeneratës së re të producentëve të përballen me diktatorët ashtu si Charlie Chaplini satirizonte me Adolf Hitlerin, shkroi AP të martën.

Zelensky foli para të pranishmëve të mbledhur për premierën e komedisë “Final Cut”.

I veshur me bluzën e tij simbolike të gjelbër, çoi në këmbë audiencën dhe foli për lidhjen me kinemasë dhe realitetit. Ai iu referua filmave si “Apocalypse Noë” të Francis Ford Coppola, dhe “The Great Dictator” i Charlie Chaplinit, si jo ndryshe nga rrethanat aktuale në Ukrainë.

Zelensky citoi fjalimin e fundit të Chaplinit në “The Great Dictator” të publikuar më 1940: “Urrejtja e burrave do të kalojë, dhe diktatorët vdesin, dhe pushteti që ata morën nga populli do t’u rikthehet njerëzve”.

“Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri i cili do të demonstrojë se kinemaja e kohës sonë nuk është e heshtur”.

Ai nxiti producentët të mos jenë të heshtur dhe të tregojnë se janë në anën e lirisë.

 

Artikuj të ngjashëm