Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zbulohet sulmuesi që ka plagosur ministrin e Brendshëm të Pakistanit

22:07 - Ministri i Punëve të Brendshme të Pakistanit Ahsan Ikball është plagosur sot në krah kur një sulmues i armatosur gjuajti në të me armë zjarri, kanë thënë zyrtarët.

Sulmuesi është arrestuar menjëherë raporton Asociated Press. Siç shkruan Reuters i dyshuari është një anëtar i partisë së re islamike Tehrik-e-Labak.

Në raportin e Policisë thuhet se bëhet fjalë për Abid Husein (21 vjeçar) që ka treguar se është anëtar i partisë që është e fokusuar në luftën kundër blasfemisë.


Plagoset ministri i Brendshëm i Pakistanit

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur në një sulm me armë zjarri në provincën Punxhab, ku ai ishte duke marrë pjesë në një takim, kanë thënë zyrtarët.

Zëvëndësministri i Brendshëm, Talal Chaudhry ka thënë se Iqbal është qëlluar me plumb në dorë, në sulmin në qarkun Narowal.

Edhe Ministri i Brendshëm i Pakistanit po shërohet pas tentim-vrasjes Botë Ministri i Brendshëm i Pakistanit po shërohet pas tentim-vrasjes

Ministri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar policinë dhe familjen e minsitrit.

Portali Dawn.com ka cituar zyrtarin policor Imaran Kishwar të ketë thënë se sulmuesi ka përdorur një pistoletë për të qëlluar ministrin nga një distancë rreth 20 metrash.

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili besohet se është në të 20-tat. Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë detaje.