Një “vrasëse” është mashtruar nga “shoqëria” për të vrarë gjysmë-vëllanë e Kim Jong-un. Ata i kanë thënë femrës së dyshuar që në formë shakaje t’ia vendoste në fytyrë pallomën e helmuar, raporton Daily Mail.
28-vjeçarja e arrestuar në lidhje me vdekjen e Kim Jong-nam besohet se i ka thënë policisë se ishte braktisur nga shoqëria me të cilën ajo ishte në “pushime” në Kuala Lumpur, pasi kishte vendosur toksinë në fytyrën e gjysmë-vëllait të diktatorit të Koresë Veriore, transmeton Koha.net.
Doan Thi Huong nga Vietnami, dyshohet se ka vrarë gjysmë-vëllanë e diktatorit. Ajo është kapur në kamerat e sigurisë derisa kishte doreza të zeza.
Burime brenda policisë kanë thënë se Doan, që mund të jetë emër i rremë – u ka thënë zyrtarëve policorë se një grua dhe katër burra e kishin bindur që të bënte shaka me Kimin duke ia vendosur pallomën në fytyrë, ndërsa ka thënë se nuk kishte qëllim vrasjen apo lëndimin e tij.